Nis dorëzimi i kutive, por një fshat bojkotoi zgjedhjet: Asnjë nuk votoi

Edhe pse kanë mbetur pak minuta deri ta të mbyllet zyratirisht procesi i votimit, në disa zona ka nisur dorëzimi i kutive të votimit.

Sipas të dhënave, në Shkodër, në Fier, në Gjirokastër dhe në Dibër ka disa qendra që kanë nisur dorëzimin e kutive.

“Kanë patur 12 orë kohë për të votuar”, thonë komisionerët në Fier.

Po edhe pse duket e pabesueshme, është e vërtetë. Banorët e fshatit Grabovë e Sipërme në bashkinë Gramsh kanë bojkotuar votimin.

Mësohet se janë rreth 200 votues në këtë fshat të cilët edhe pse është hapur qendra e votimit, asnjë prej tyre nuk ka hyrë në brendësi për të votuar.

Lajmin e konfirmon edhe kryetari i KZAZ në Gramsh i cili deklaron se qendra është hapur normalisht, komisionerët janë paraqitur por asnjë votues nuk ka hyrë brenda të votojë.

Mësohet se ata janë përreth qendrës por nuk do të votojnë. Një prej banorëve deklaron se arsyeja është mungesa totale e investimeve në këtë zonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu