Osmani: BDI nuk ka kredo morale që ta akuzojë koalicionin në mes Aleancës dhe Besës (VIDEO)

Profesori dhe ish-kandidati i RDK-së, Rufi Osmani dhe opinionisti politik, Alajdin Demiri, sonte (18 tetor) në emisionin ‘Fol Tash’ kanë debatuar rreth zgjedhjeve lokale dhe rezultateve, si dhe koalicionet ndërmjet partive shqiptare, shkruan Fol.

Në lidhje me diversitetin e kuadrove të BDI-së, Rufi Osmani, ka thënë se duhet të ketë ndryshime politike të kuadrove të ri, duke marrë parasysh se BDI, të njëjtit njerëz, i bën herë deputet, herë ministra, e kështu me radhë. Osmani ka pohuar se është pro ndryshimeve dhe se kjo politikë duhet të ndryshojë me votën e lirë të qytetarëve.

Nga ana tjetër, opinionisti Alajdin Demiri, ka thënë se PDSH është parti në shkrirje dhe ndoshta nuk ekziston. Ai në lidhje për BDI-në ka theksuar se BDI nuk ka votues real por emocional. Ai bashkimin e partive të shqiptarëve dhe pengesat për mosbashkim i ka cilësuar si pengesa të shërbimit sekret, gjegjësisht partitë në vendet ku janë shqiptarët të zihen dhe të akuzohen ndërmjet vete.

Osmani dhe Demiri më tej, në lidhje me maqedonizimin e votës shqiptare e shohin si te rrezikshëm para faktorit ndërkombëtar dhe se ajo që kërkon LSMD thirret në një shtet për të gjithë, e shohin si formalitet dhe asgjë më shumë. Kur shqiptarët do të kenë edhe në nivelin kushtetues, atëherë mund të mos flasim për votën shqiptare. Nga ana tjetër maqedonizimi i votës shqiptare mund të përkthehet si radikalizëm, gjegjësisht partitë shqiptare si radikal nacionalist.

Në lidhje me koalicionimin ASH-Besa, Osmani ka thënë se BDI nuk kredo morale që të akuzojë bashkimin e Aleancës dhe Besës, duke marrë parasysh se BDI vetë ka bërë koalicionime me partitë maqedonase dhe protagonistin Sasho Mijallkovin. Osmani ka potencuar se BDI me dreqin ka bërë koalicion, vetëm për të fituar. Ata kanë shfrytëzuar ‘trenin bullgar’ (të votimit) dhe të gjithë të zezat i kanë shfrytëzuar për të fituar. Ai më tej ka shtuar se koalicioni ASH-Besa duhet të mësojë nga gabimet e koalicionit të BDI-së që çdoherë i ka bërë pa parime.

Osmani ka potencuar se ne si vend nuk mund të kemi ndryshime reale, nëse nuk hiqet dorë nga politizimi në arsim, nga drejtorët, sipas tij, infantil, deri te punonjësit në administratë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu