Plas skandali pas match-it Krasniqi-Abraham, gjakoset boksieri (FOTO)

Boksieri armen, Karo Murat e ka pësuar shumë keq pas meçit ndërmjet Robin Krasniqit dhe Arthur Abraham.

Një skandal i madh ka shpërthyer pas meçit ndërmjet Robin Krasniqit dhe Arthur Abraham, ku boksieri tjetër armen, Karo Murat ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë.

Bild njofton se disa persona kanë sulmuar Karo Murat, të cilit ia kanë qarë buzën, vetëm pak minuta pas meçit të armenit tjetër Abraham.

Besohet se Abraham dhe Murat që vijnë nga Armenia nuk kanë marrëdhënie të mira, për shkak se vijnë nga dy provinca të ndryshme që janë në konflikt me njëra tjetrën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu