Probleme me refugjatët në kampin e Tabanocit

Refugjatët të cilët qëndrojnë në Tabanoc e lëshojnë shpesh kampin dhe kërkojnë mënyrë se si të dalin ilegalisht nga Maqedonia, thonë nga Komiteti i Helsinkit në Maqedoni.

Sipas drejtoreshës së këtij komiteti, Urania Pirovska, kjo është shqetësuese pasi ata mund të keqpërdoren nga grupet e kontrabanduara të cilat bëjnë trafikim me njerëz dhe  keqpërdorime të çfarëdo lloji tjeter.

Sipas Pirovskës këto grupe ndodhen në fshatrat përreth afër kufirit të Tabanovcit dhe prandaj kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që t’i monitorojë këto zona me qëllim që të shihet se çfarë po ndodh me ata njerëz.

Megjithatë, Pirovska tha se Maqedonia është e përgatitur që të ballafaqohet me emigrantët të cilët ndodhen në Greqi e që mund të hyjnë në Maqedoni./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu