Rama fsheh takimin me djalin e Sorosit? Gazetari plas ‘bombën’: ‘Po nisin ndërtimin e Jugosllavisë së Madhe’ (FOTO)

Gazetari Dritan Kaba nëpërmjet një statusi në Fb, shprehet se vizita e djalit të multimiliarderit amerikan Xhorxh Soros, në Shqipëri, ka si qëllim krijimin e tregut të përbashkët Jufosllav, ku sipas tij viktima është Shqipëria.

“SOROS NE SHQIPERI SOT

Vucic i sinqerte per viziten e pinjollit te Sorosit, Rama ka frike ta tregoje, si takimin ne New York
Qelllimi: Krijimi i tregut te perbashket jugosllav ku viktime eshte Shqiperia, vendet e punes, bizneset, ekonomia dhe Kombi shqiptar.

Ky armik i hapur i Familjes, Kombit dhe Zotit sot eshte ne Shqiperi”, shkruate Kaba dy ditë më parë, kur Alex mbërriti në

Ndërsa sot Alex Soros, i cili gjendet në Tiranë prej tri ditësh, njofton për një takim me Kryeministrin e vendit Edi Rama.

“Ishte e mrekullueshme të takoja kryeministrin vizionar Edi Rama në Tiranë, në zyrën e tij unike. Më e veçanta e një kreu qeverie. Çfarë duhet të presim më pak nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit!” shkruan Alex Soros në Instagram.

Ndërkohë veç këtyre postimeve në faqen e Alex në Instagram asnjë zyrtar shqiptar, përfshirë kryeministrin nuk e ka bërë publik takimin me djalin e Sorosit.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Alexandër Soros ishte në Serbi ku takoi, Presidentin Vuçiç dhe diskutuan për integrimin e Serbisë në BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu