Rama: Jam lideri i një vendi të vogël, por…

Kryeministri Edi Rama, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka folur për terrorizmin si një nga sfidat me të cilat përballet njerëzimi sot, por tha se Shqipëria është rreshtuar e para në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit kombëtar.

“Unë lideri i një vendi të vogël, theksoj solemnitetin tonë për të bërë besnikërisht detyrën tonë. ISIS ka humbur 90% të territorit që kontrollonte. Por të mos gabojmë, disfata në teren nuk do të thotë që do të zhduket. Shqipëria ishte një nga vendet e para të rreshtuara në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit kombëtar.

Ne mirëpresim vëmendjen e shtuar nga organizatat rajonale për çështjet e sigurisë.

Në të gjithë botën njerëzit duan të jenë të sigurt, të çliruar nga dhuna, të trajtohen me dinjitet, pa dallim gjinie, race, bindjeve politike etj. Duhet të bëjmë më shumë se një deklaratë pajtuese”, tha kryeministri shqiptar në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Rama ka nënvizuar se është e nevojshme që ndërkombëtarët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, e cila sipas tij ka nevojë të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.

“Jam i bindur se aq sa Shqipëria ka nevojë për BE, po aq ka nevojë BE për një Ballkan të fortë. Për të krijuar në rajon normal, të gjithë anëtarët duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Ndaj mendoj se kjo është arsyeja që Kosova të trajtohet si vendet e tjera, pasi është thelbësore.

Ka pasur nga ata në këtë foltore se pavarësia e Kosovës do të çlirojë disa forca të errëta që nuk do të kontrolloheshin dot. Ne se kemi parë këtë. Qytetarët në Kosovë dhe serbët janë qytetarë të lirë. Kush mund të mohoi arritjet e Kosovës?

Qeverisjen e mirë, bashkëjetesën multietinike duke përfshirë progresin e dukshëm në proceset euroatlantike. Jo vetëm që nuk çliroi asnjë forcë te errët, por u shndërrua në rrip sigurimi për gjithë rajonin .

Serbia dhe Kosova janë të angazhuara prej disa vitesh ne një dialog serioz. Pas shumë dekadash mosbesimi, kjo është një arsye më shumë që për tu kujtuar këtyre vendet që se kanë njohur në këtë audiencë, që duhet ta bëjnë atë.

Kjo nuk duhet të shihet si humbje. Njohja e Kosovës, vendosja e marrëdhënies dhe përkrahja e saj, diçka që 114 anëtarë të OKB e kanë bërë tani është kontribut për një jetë të mirë të saj dhe qytetarëve të Kosovës, edhe vet Serbinë.

OKB të reformohet që të përmbushë përgjegjësitë e saj, të garantojë siguri për brezat e ardhshëm. Jemi të vetëdijshëm që mund të bëjmë gjithçka për vendet tona. Ne nuk mund dhe nuk duhet të dështojmë në këtë angazhim. Shqipëria do japë kontributin e saj për të bërë botën më të mirë për të gjithë ne”, tha Rama. /Konica


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu