Rama u bën “golin” ministrave të Bashës pak orë para se të hyjnë në zyrë

Pak orë para se ministrat teknik të Bashës të ulën në zyrat e tyre, Kryeministri Edi Rama ka marrë masat nga ana e tij që çdo gjë ta ketë nën kontroll. Rama emëroi disa zv.ministra në ministritë që i kalojnë demokratëve duke forcuar kështu radhët e të besuarëve aty, shkruan Albeu.com.

Kryeministri emëroi Rovena Vodën si zv.ministre të Brendshme, aty ku do të dretojë Kolonel Dritan Demiraj i propozuar nga demokratët. Po ashtu, Rama çoi në ministrinë e Financave këshilltaren e tij për ekonominë, Irena Beqirajn, ndërsa emëroi Mira Kapisyzin si zv.ministre e Shëndetësisë, e cila do t’i bashkohet ekipit të Arben Beqirit në këtë ministri.

Eridian Salianji gjithashtu është liruar nga detyra e zv.ministrit të Drejtësisë dhe në vend të tij është emëruar Etilda Gjonaj. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu