Rrëfehet babai i të riut të vrarë në Mitrovicë

Një vrasje ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, në rrugë ku ndodhen 5 shkolla, ndër to edhe gjimnazi “Frang Bardhi”, ku si pasojë, ka pësuar me fatalitet një 22 vjeçar.

E babai i viktimës, Abedin Sadiku ka treguar për Gazetën Express se i njohin të dyshuarit që ia vranë djalin.

Sipas tij, djalin ia qëlloi nxënësi Valdrin Beqiri nga Bajgora, bashkë me një të afërm të tij.

Ai thotë se motivet nuk i din saktësisht, por mund të kenë të bëjnë të me një konflikt të nisur në mes dy grupeve.

“Unë nuk e di qysh mundet me shku nxënësi me kallash në shkollë”, ka thënë Abedini duke iu referuar nxënësit të gjimnazit ‘Frang Bradhi” që dyshohet se nxënësi i tij e qëlloi viktimën me plumba të një kallashnikovi.

Deri më tash është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

Viktima, 22 vjeçari Valon Sadiku ishte student në Fakultetin e Informatikës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu