Seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Qeveritë e Maqedonisë dhe Bullgarisë sot në Shtëpinë e ARM-në Strumicë do të mbajnë seancën e tyre të parë të përbashkët, ku do të nënshkruajnë disa marrëveshje dhe memorandume.
Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, pas seancës  është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp të dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Takimi do të fillojë me takimin tet-a-tet mes dy kryeministrave, pastaj do të pasojë një seancë plenare. Nga qeveria bullgare në seancë do të marrin pjesë zëvendëskryeministrat Tomisllav Donçev Karakacanov dhe Ekaterina Zaharieva, ministrat Valentin Radev, Nikolai Nankov, Neno Dimov Rumen Porozhanov Ivajlo Moskovski, Emil Karanikolov, Violet Petkova dhe Nicole Angelkova.

Aty pritet të nënshkruhen nëntë dokumente për bashkëpunim dypalësh në fushën e politikës së jashtme,  investimeve, energjisë, mbrojtjes, turizmit, telekomunikacionit, infrastrukturës dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

Gjatë seancës duhet të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit të Bullgarisë dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Maqedonisë për të reduktuar tarifat ndërkombëtare për roamin shërbimet  roaming, që miratuan dje dy qeveritë .

Marrëveshjet janë pjesë e zbatimit të Marrëveshjes për Miqësi, Bashkëpunim dhe Fqinjësi të mirë, të nënshkruar më 1 gusht të këtij viti në Shkup.

Para se të fillon seanca plenare, kryeministrat Zaev dhe Borisov do të vendosin lule në monumentin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski.

Kjo do të jetë seanca e parë ndërqeveritare e mbajtur nga qeveria e Zaevit me qeverinë e një vendi fqinjë. Për në dhjetor në Podgradec është caktuar një seancë e  përbashkët qeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Dje gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Zaev në Beograd është caktuar dhe një seancë e përbashkët me Qeverinë e Republikës së Serbisë, e cila është paraparë të mbahet në fund të shkurtit ose në fillim të marsit të vitit të ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu