Si në filma: Momenti kur shpërthejnë gypat nëntokësor të ujit dhe hedhin në erë asfaltin, veturat e dyqanet (VIDEO)

Gypat nëntokësor në Ukrainë kanë shpërthyer me fuqi të madhe, sa që kanë shkatërruar plotësisht asfaltin dhe disa vetura.

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike, kanë kapur momentin kur shpërthejnë gypat dhe hedhin në erë asfaltin, sikur të kishte shpërthyer ndonjë minë e montuar në tokë, transmeton Telegrafi.

Një grua e cila po ecte pranë vendit ku shpërthen asfalti në rrugët e qytetit të Kievit i shpëton për pak më të keqes, derisa veturat që ishin afër shkatërrohen plotësisht nga sasia e madhe e dheut dhe ujit që bie mbi ata.

Nga shpërthimi i gypave të ujit janë shkaktuar përmbytjet, duke marrë para vetes gjithçka madje edhe gjashtë lokale afariste.

Autoritetet lokale të qytetit të Kievit, kanë njoftuar se për dëmet e shkaktuara do të dëmshpërblehen pronarët e veturave dhe lokaleve.

Mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka ndodhur nga një testim i kryer i gypave që ishin instaluar qysh në vitin 1979. /Telegrafi./


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu