SKANDAL/ Tetova u përjashtua nga Federata e Futbollit të Maqedonisë

Për herë të parë Tetova (edhe shqiptarët nga Kumanova kishin reaguar ) ngelen pa përfaqësues në Federatën e Futbollit të Maqedonisë pas kuvendit të sotshëm të së njëjtës ku miku i afërt i Gruevskit Ilco Georgievski dhe “zameniki” i tij shqiptar Muhamet Sejdini u rizgjodhën për 4 vite tjera në krye të kësaj shtëpie futbolli por sipas informatave tona UEFA së shpejti do të shpallë jologjitime.

Paramendoni qyteti më i flaktë dhe traditë në futboll nuk ka përfaqësues të saj në FFM por do të përfaqësohet nga torbeshi me dosje kriminale i Kërcovës Muhamet Sejdini, nga një femër Gostivari i quajtur Argjend Beqiri, një person me 7-8 identitetet nga Struga që as policia nuk i’a din emrin dhe mbiemrin. Po pra këto nuk janë trillime por janë të vërteta, këta janë shqiptarët e ndershëm që së bashku me Ilço Georgievskin suspenduan Lidhjen Futbollistike të Tetovës disa ditë para mbatjes se kuvendit gjeneral pas që kjo degë kandidoi trajnerin e njohur të futbollit Mirsad Jonuz për kryetar të FFM-së ndërsa duke ditur se Jonuz ka përkrahjen e shumicës së delegateve ata përjashtuan LFK Tetova së bashku me kandidatin e saj që sot në kuvend Ilço Georgievski të zgjidhet në stilet e dikatorit me 91 vota asnjë kundër asnjë të përmbajtur dhe më përkrahjen e këtyre shqiptarëve pa “bole” në FFM. Këta gjithë së bashku që 5 vite shkatërruan ekipet shqiptare nga Struga deri në Kumanovë, Shkëndijën e penguan disa herë për t’u bërë kampion, thanë për Shqipmedia nga Këshilli për ndryshime në FFM.

Sipas këtij Këshilli shumë shpejt Regjistri Qendror por edhe nga UEFA do të vërtetojnë se kuvendi i sotshëm i FFM-së do të shpallet jolegjitim dhe do vijnë ndryshime për të mirën e futbollit në këtë vend./shqipmedia

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu