A do të largohet De Biasi në tetor? Ja si përgjigjet italiani

Disa minuta më parë ka përfunduar konferenca për shtyp e Gianni De Biasit para ndeshjes ndaj Bosnjës. Strategu italian foli dhe për zërat që e shohin larg kuqezinjve pas eliminatoreve të Botërorit.

“Pas përfundimit të eliminatoreve do të flas me presidentin. Do të jetë ai që do më bëjë një ofertë. Sigurisht nëse do të jetë interesante, mund të qëndrojë”.

Më tej tekniku italian komentoi dhe evolucionin në kombëtare, i cili u duk se nisi që ndaj Italisë, raporton Albeu.

“Përpiqem që të zgjedh lojtarët më të mirë në qarkullim. Numri i futbollistëve është i vogël. Shumë luajnë jashtë, ndërkohë që tashmë është dhe problem i Kosovës. Së fundmi Strakosha ka bërë debutimin e tij, dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen”.

Lidhur me ndeshjen e nesërme italiani ka konfirmuar se do të ketë hapësira dhe për lojtarët e rinj të grumbulluar si Taku apo talenti Bare. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu