Vidal: Ronaldo nuk largohet nga Reali

Arturo Vidal e ka goditur paksa Cristiano Ronaldon duke thënë se ai nuk do të largohet nga Real Madridi, pasi është një i mençur.

Kiliani këtë deklarata e ka bërë nga Kupa e Konfederatave në Rusi ku gjendet me ekipin kombëtar.

“Cristiano është i mençur. Për mua ai nuk e do largimin”.

Ai po ashtu foli edhe për ndeshjen me Portugalinë, duke thënë se do të fitojnë ndaj Portugalisë dhe në finale do të luajnë me Gjermaninë.

“I kisha thënë më herët shoku tim të skuadrës te Bayern Munich, Joshua Kimmich, se do të shihemi në finale”, ka thënë Vidal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu