I vjedh pasagjeres portofolin, hajduti bërtet “kapeni hajdutin”! (VIDEO)

Një vjedhje si në filmat aksion ka ndodhur në linjën e urbanëve të Kinostudios, Tiranë, teksa një burrë ka grabitur një pasagjere.

Policia ka bërë me dije se autori është një 40­ vjeçar me banim në Sarandë, i cili është vënë në prangat e bluve të kryeqytetit.

“Më datë 21.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.X, vjeç 40, banues në Sarandë, pasi, në rrugën e ‘’Kavajës’’, në një linjë urbane, ka vjedhur portofolin e shtetases N.C, vjeç 30, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policise, shkruan “Panorama”.

Tashmë ai akuzohet për veprën penale parashikuar në Nenin 134 të Kodit Penal.

“Në autobusin e Kinostudios tek stacioni i 21 Dhjetorit një burrë vodhi portofolin dhe më e forta ishte që bërtiste me të madhe dhe thoshte “Hapeni derën se iku hajduti, hapeni!” dhe tentonte të dilte nga dritarja”, thoshte ndër të tjera qytetari për “joq”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu