Vjen risia e radhës nga ASUS

Asusi ka prezantuar laptopin e ri “Chromebook Flip”.

Kjo pajisje vjen me ekran 12.5-inç Full HD me ekran të ndjeshëm në prekje që mund të rrotullohet për 360 shkallë duke ofruar mundësinë e përdorimit si tablet.

Procesori vjen në dy opsione Intel m3 ose m7, ndërsa sa i përket RAM memories vijnë dy opsione 4 dhe 8 GB. Hapësira e brendshme vjen në opsionet prej 32, 64 dhe 128 GB.

“Chromebook Flip” peshon 1.2 kilogramë dhe është i hollë 13.7mm. Asusi premton bateri deri në 10 orë.

Çmimi i tij startues është 499 dollarë për opsionin me 4GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme e procesor m3.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu