“Më vjen turp që jam shqiptare!” Vajza shpërthen ndaj policëve

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk duan të jetojnë në këtë vend dhe për këtë arsyet janë të shumta.

Një vajzë e re ka ndarë me një eksperiencë, e cila e bën t'i vijë turp që jeton në Shqipëri dhe për ata që drejtojnë këtë vend.

Më ka ardhur neveri nga skena që pashë. Një person i varfër, i cili është lodhur gjithë ditën për të nxjerrë disa qindarka për të blerë pak bukë për darkë trajtohet si një kriminel",- ka shkruar vajza.

Ajo ka treguar se personi në fjalë është trajtuar si kriminel për shkak të disa kanaçeve dhe shisheve që kishte mbledhur.

‘Është turp që kemi një polici të tillë. I morën edhe karrocën bashkë me shihet që kishte mbledhur. Trajtojnë një njeri të ndershëm si kriminel në një vend që nuk ofron asgjë",- ka shkruar edhe më tej vajza.

Ky nuk është rasti i parë që ka ardhur në redaksinë tonë për sjelljen e policisë.

‘Kur e kam parë nga afër se si sillesh u ndjeva shumë keq. Ka ndodhur tek Bulevardi i Ri unë isha përballë po prisja autobusin e linjës së Unazës. Mirë që ia morën po e detyruan edhe t'i çonte deri tek makina e tyre. Vetë rrinin në këmbë qeshnin. Kishte mbledhur dy thasë, a pyesin veten se ai mund të ketë fëmijë për të ushqyer",- ka thënë si përfundim vajza. /JOQ/