Xhaferi zbulon datën e shpalljes dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale

Sipas planit të tanishëm kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi zgjedhjet lokale   do t’i shpallë më 6 gusht dhe nëse ka ndryshime në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve më 15 tetor, transmeton InfoShqip.

Deri në shkuarjen në pushim të deputetëve që do të jetë pas 3 gushtit, sipas paralajmërimeve të Xhaferit, do të duhej të përfundojnë vazhdimet e mbledhjes së pestë për zgjedhje të drejtorit të Agjencisë për nëpunës shtetëror, të mbledhjes së gjashtë për shkarkim të prokurorit publik, Marko Zvërlevski dhe të vazhdojë mbledhja për zgjedhje të zëvendës sekretarëve të përgjithshëm dhe të sillen ndryshimet e Kodit penal, si dhe të hapet debati për pikën me propozim të opozitës. Ribalanci i Buxhetit duhet të votohet më 3 gusht.

Nëse kështu shkojnë punët, 6 gushti është afati i fundit që t’i shpall zgjedhjet lokale dhe me atë të fillojnë të rrjedhin afatet dhe organizimi lidhur me zgjedhjet lokale dhe më pas do të punonim deri në fillim të fushatës parazgjedhore deri më 25 shtator. Në atë periudhë do t’i shqyrtonim propozimet e reja të Qeverisë që i paralajmëron, rreth 30 ligje, pjesë e propozim-ligjeve që janë procedurë nga deputetët, do t’i përfundonin mbledhjet e tjera përkatësisht pikat, kryesisht raporte të institucioneve adekuate dhe ajo përafërsisht do të ishte dinamika deri në zgjedhjet lokale”, deklaroi Xhaferi./InfoShqip.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu