Riselda Sejdia, profesoresha e Akademisë së Arteve feston sot 11-vjetorin e martesës së saj me biznesmenin Hajdin Sejdia. Çifti megjithëse kanë 33 vite diferencë moshe, përsëri janë shumë të lumtur më njëri-tjetrin dhe këtë nuk ka nguruar ta shprehë publikisht koreografja, në shumë dalje të saj në media.
Së fundmi ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj dhuratën e veçantë që i është bërë nga bashkëshorti i saj shumë i pasur. Siç e shihni dhurata është një pikturë e madhe me portretin e Eriseldës e veshur me fustan blu. Çifti gjithashtu kanë edhe një djalë të vogël.