114 vjetori i Kongresit të Manastirit, Grubi: Vendlindja e Alfabetit na thërret, le t’i përgjigjemi masokivisht kësaj thirrje

Zëvendëskryeministri i parë, njëherë edhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi nëpërmes një njoftimi ka thënë se nesër të gjithë shqiptarët i thërret vendlindja e Alfabetit për të shënuar 114 vjetorin e Kongresit të 1908-tës që vulosi përjetësinë e gjuhës sonë.

Sipas Grubit kësaj thirrje t’i përgjigjemi masokivisht dhe të shijojmë Koncertin premierë të organizuar nga Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare nën tingujt e këngëve më të bukura të trevave shqiptare, me madhështinë e koreografive të valles shqipe dhe videoprojektin më të ri kombëtar të artistit tonë të madh Ilir Shaqiri.

Njoftimi i plotë:

Nën tingujt e këngëve më të bukura të trevave shqiptare, me madhështinë e koreografive të valles shqipe dhe videoprojektin më të ri kombëtar të artistit tonë të madh Ilir Shaqiri, vendlindja e Alfabetit na thërret për të shënuar 114 vjetorin e Kongresit të 1908-tës që vulosi përjetësinë e gjuhës sonë. Le t’i përgjigjemi masokivisht kësaj thirrje dhe të shijojmë Koncertin premierë të organizuar nga Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu