180 ditë luftë Rusi-Ukrainë, diplomati rus fik shpresat për negociata për paqe, konflikti mund të zgjasë me muaj

Kanë kaluar plot 180 ditë që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, kur trupat e Kremlinit hynë më 24 shkurt në territorin ukrainas. Por shpresat për një fund paqësor janë të pakta.

Një diplomat i lartë rus ka përjashtuar mundësinë e negociatave mes dy vendeve.

Ai paralajmëroi se pushtimi rus i Ukrainës mund të kthehet në një konflikt të zgjatur.

Në një intervistë për Financial Times,Genadi Gatilov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB në Gjenevë, tha gjithashtu se nuk do të ketë takim të drejtpërdrejtë midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin.

Gatilov tha se Kievi dhe Moska kishin qenë “shumë afër” një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit në prill dhe akuzoi vendet perëndimore për zgjatjen e konfliktit .

“Sa më shumë të vazhdojë ky konflikt, aq më e vështirë do të jetë të kemi një zgjidhje diplomatike”, tha ai.

Por ai vlerësoi përpjekjet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili mban një marrëdhënie të ngushtë pune me Putinin, për “përpjekjet e mundshme” për të lehtësuar dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu