186 milionë euro investime në Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”, ja cila do jetë kompania që do të jetë investitor strategjik

Drejtori i ELEM Turs, Adem Avziu ka njoftuar se “TechnoAlpin” do të jetë investitori strategjik në Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”, përcjell TV21. Avziu bëri të ditur se kompania parasheh investime prej 186 milinë eurove, që do të nisin që nga viti 2023.

“Jashtëzakonisht i lumtur që TechnoAlpin, si një lider botëror për prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale për vendskijime dhe si ekspert i mirënjohur në planifikimin dhe projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit në resorte të ndryshme botërore, më në fund ka marrë statusin e investitorit strategjik me një plan ambicioz zhvillimi të Ski-Qendrës “Kodra e Diellit” për të modernizuar zonën aktuale të skijimit dhe për të optimizimuar infrastrukturën parësore të nevojshme për zhvillimin e Kodrës së Diellit. Bëhet fjalë për investim total prej 186 milionë euro, që do të realizohet në 6 faza investimi, duke filluar nga viti 2023”, thotë Avziu.

Në fazën e parë të investimit, që do të implementohet në periudhën 2023-2028 me një shumë investimi prej 55,117,000.00 euro, do të realizohet:

Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse
Dy shtigje të reja skijimi
Instalim i sistemeve për borë artificiale
Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim
Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave
Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse
Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*
Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu