Përmendorja gjigante e Nënës Terezë që do të ndërtohet në sheshin e Maqedonisë në Shkup, do të kushtojë afërsisht 5.5 milionë euro.
Ajo do të jetë e lartë 32 metra dhe duhet të jetë gati deri në prill të vitit 2017, fiks 8 muaj pas shenjtërimit të Nënë Terezës.
Sipas projektit, përmendorja do të jetë objekt me tarracë dhe me shatërvan, ku në front do të ketë skulptura mermeri të Nënë Terezës me fëmijën e sëmurë, si dhe shumë skulptura për rreth.