“-5 gradë Celsius”, vendet më të ftohta në Maqedoninë e Veriut për sot

Më ftohtë sot në mëngjes është në Kriva Pallankë me -5 gradë dhe në Mavrovë me -4 gradë. Temperatura minus ka edhe në Berovë, Demir Kapi dhe Kumanovë, në Shkup është zero, kurse më ngrohta është në Gjevgjeli me 5 gradë.

Gjatë natës ka qenë pjesërisht me vranësira dhe ka fryrë erë e lehtë e ndryshueshme. Mëngjesin e sotëm në pjesët lindore është me diell, ndërsa në zonat qendrore dhe perëndimore me vranësira të shtuara. Fryn një erë e lehtë e ndryshueshme. Në Krushevë dhe në luginën e Shkupit është me mjegull.

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe sidomos në luginat në pjesën jugore me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale më të mëdha në pjesët juglindore të vendit dhe në disa perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 4 deri 11 gradë.

Në Shkup paradite freskët, gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu