5 stacione matëse për ajrin do të vendosen në Tetovë

“Vetë fakti se në Tetovë do të vendosen 5 stacione për matjen e kualitetit të ajrit në disa vende, tregon se në Tetovë nuk ka ajër të pastër”, deklaruan nga Instituti për Mjedis Jetësorë, pranë Universitetit të Evropës Juglindore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stacionet do të jenë edhe për telefona mobil. Në bazë të të dhënave do të mund të marrim masat e nevojshme konkrete për zvogëlimin e ndotjes thonë nga ky institut.

Nga Eco Guerilla, pajtohen se janë të nevojshme këto masa precize, por edhe pa ato të dhënat tjera tregojnë se Jugohrom është ndotësi më i madh i ajrit në Tetovë. Mbyllja e kësaj fabrike sipas tyre padyshim se do të përmirësonte ajrin./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu