50 autoblinda policore mbrëmë pas mesnate kanë lëvizur nga Shkupi për në Kumanovë?

Tri kolona me autoblinda policore mbrëmë kanë lëvizur nga Shkupi për në Kumanovë, thonë për Gazetën Lajm banorë të komunave Butel dhe Gazi Babë. Sipas tyre lëvizja e autoblindave është vërejtur pas orës 2 të mesnatës.

“Ishin tri kolona, mendoj se më shumë se 50 autoblinda. Lëviznin Ndërkohë edhe banorë të Çairit thonë se mbrëmë pas orës 2 e 30 minuta kanë dëgjuar sirena policore në interval kohor 10 – 15 minuta. Nga Ministria e punëve të brendshme mohojnë mundësinë të ketë pasur aq shumë autoblinda.

Burime të larta në MPB thonë se me siguri ka qenë në pyetje transport i ndonjë shume të madhe parash, ose ndonjë të arrestuari, por sipas tyre ka pasur më pak autoblinda. “Nuk ka pasur aksion. Mund të ketë qenë ndonjë aktivitet i rregullt, që për shkak të ndjeshmërisë nuk e informojmë opinionin”, kanë thënë burime në MPB për Gazetën lajm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu