‘5000 euro me m’i dhanë, s’jetoj n’Kosovë’, Mërgimtarja thotë se s’ka shanca të jetojë në Kosovë, ‘kur t’shkoj n’Norvegji m’u çelen dyrtë’

Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, që nisi transmetimin javën e kalaur, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Në emisionin e mbrëmshëm, pyetja për mërgimtarët nga gazetarja e ATV-së ishte: Për çfarë page do të vinin të jetonin sërish në Kosovë?

Përgjigjet e mërgimtarëve ishin të shumta, ku shumica u shprehen se do të ktheheshin me kënaqësi të jetonin në Kosovë për një pagë solide.

Por jo të gjithë menduan kështu. Një mërgimtare e cila thotë se është rritur në Norvegji, kishte një përgjigje më ndryshe.

5000 euro me mi dhanë, nuk kthehna me jetu në Kosovë. Unë jam rritë atje, jam me mentalitet tjetër. Kur shkoj në Norvegji, mu çelen dyert”, thotë ajo para kamerës së ATV-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu