Edi Rama nuk e mohon e as pohon kandiadaturën e Erion Veliajt për kryetar të Tiranës. Në emision Repolitix Rama u ka thënë gazetarëve se këtë e vendosin strukturat e Partisë Socialiste
‘Nuk mund te them asgjë për këtë. Këtë e vendosin strukturat dhe anëtarësia e Partisë Socialiste’, ka thënë Rama.
Në anën tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pati deklaruar se do të rikandidojë sërish në këtë post.
Zgjedhjet lokale në Shqipëri pritet të mbahen në vitin 2019./Periskopi