Lëvizja BESA godet Kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku

Instalimi i ujësjellësit për herë të parë në fshatin Studeniçan është bërë në vitin 1974. Mungesa e ujit për pije shpeshherë vjen si pasojë e gypave të vjetër, të cilët shpërthejnë kudo. Gypat e ri janë instaluar, por akoma nuk janë lëshuar në përdorim për shkak të mos angazhimit serioz të udhëheqësve komunal aktual dhe ish – funksionarëve të partisë shqiptare në pushtet, në Komunën e Studeniçanit.

Ky problem është stërzgjatur dhe qytetaret vazhdimisht kanë problem me ujin e pijshëm. Për një fshat me mbi tetë mijë banorë, ndërprerjet e shpeshta me orë dhe ditë të tëra të ujit janë absurde. Edhe pse kryetari aktual i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, pati premtuar që këtë problem do ta zgjidhë, tani edhe mandate i tij kur përfundon, problemi i ujit për pije në Studeniçan mbetet problemi kryesor jetësor për banorët e këtij vendbanimi.

Lëvizja BESA – Karshiakë e dënon ashpër sjelljen e papërgjegjshme të autoriteteve qeveritare e komunale, me ç’rast kërkon që menjëherë udhëheqësit komunal ta rregullojnë këtë problematikë, e cila është primare për qytetarët e Studeniçanit. Nëse Komuna e Studeniçanit arsyetohet se nuk ka mjete për zgjidhjen e problemit për ujë të pijshëm të një pjese të Studeniçanit, atëherë le të tregojnë publikisht se nuk mund të zgjedhin problemet e qytetarëve, kështu do të angazhohemi ne në rrugë tjera për të sanuar këtë problem, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu