Këngëtari dhe kompozitori Flori Mumajesi ka publikuar sot një tatuazh të veçantë që ai e ka bërë pikërisht pranë veshit të tij.
Flori ka treguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se arsyeja e ‘ndaljes së zërit’, është muzika.
Sipas tij për shkak të muzikës ai me veshin e tij të majtë nuk dëgjon thuajse fare.
Në foto e publikuar në Facebook ai shkruan: “Nuk e kam bërë rastësisht këtë tatuazh, përkushtimi ndër vite ndaj muzikës më ka kushtuar 70% të humbjes së dëgjimit nga veshi i majtë”. /albeu.com/