“Gruevski po paraqitet gjithnjë e më shumë nervoz”

“Ish-kryeministri i Maqedonisë njëkohësisht dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është gjithnjë e më nervoz për shkak të humbjes së mundshme të pushtetit”, shkruan gazeta austriake “Standard” në analizën paszgjedhore për situatat në Maqedoni.

Gazeta shkruan se rrezikimi i mundshëm i fitores së ngushtë në zgjedhjet dhe rivotimi pas ankesave të partive politike në KSHZ, ka krijuar frikë për humbjen e pushtetit në VMRO.

Këto komente gazeta i bazon tek “fjalimi nervoz i së shtunës të Gruevskit”, i cili tha se nuk do të marrë pjesë në rivotim dhe se nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në Tearcë.

Gjithashtu, kujtojmë se Gruevski iu vërsul ashpër diplomatëve perëndimorë ku tha se po përpiqen të ndikojnë në rezultatet zgjedhore, për të cilën kritikat nga ambasadorët nuk kanë qenë të pakta. /albeu.com/


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu