Raul: Ja çfarë problemi ka Cristiano Ronaldo

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, ka gjetur problemin e Cristiano Ronaldos. Portugezi nuk po kalon një sezon të mirë. Ai ka shënuar 26 gola në 33 paraqitje dhe sipas Raul, fajin e ka pozicionimi i portugezit.

“Ronaldo po luan më afër zonës dhe kjo është e vështirë. Por, ju lutem – ai nuk e ka humbur potencialin që ka. Kuptohet që nuk e ka shpejtësinë e freskinë e dikurshme, por është normale për shkak të moshës”, tha Raul.

“Gjithashtu ndoshta ka humbur edhe cilësitë një për një, por kjo nuk e bën atë lojtarë më të dobët”, ka thënë më tej Raul.

“Tani është pjesa më vendimtare e sezonit dhe Ronaldo, i cili edhe deri më tani nuk ka qenë keq, do të tregojë potencialin e tij dhe do të jetë shumë vendimtar për Real Madridin ”, u shpreh Raul. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu