A do hapet në kohë “Arena Kombëtare”? Ja çka thotë Duka

Stadiumi “Arena Kombëtare” nuk do të jetë gati për ndeshjen e Shqipërisë kundër Moldavisë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, foli për “RTSH Sport”, ku u shpreh:

“Arena Kombëtare” nuk është gati për ndeshjen kundër Moldavisë.

Uroj që në shtator të mos gabojmë më dhe të jemi në afatin e duhur. Kampionati? Asnjëherë nuk ka titull të pamerituar, sidomos në një kampionat si ky, me katër faza, 36 ndeshje. Partizani e ka fituar titullin 3 javë më para, ekipet tjera po luftojnë fort për Europë dhe mbijetese. Mund të themi se është një kampionat shumë i fortë”, tha Duka.

Shqipëria do të luajë takimin kundër Moldavisë më datë 11 qershor, por tre ditë më herët, me datë 8 qershor, kuqezinjtë tanë do të udhëtojnë drejt Islandës. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu