“Vetëm fitorja e Vetëvendosjes e garanton që PDK-ja ngelet në opozitë”. Kandidati i VV-së për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, në emisionin “Click” të RTV21, ka treguar se a do të jetë Vetëvendosje në Qeveri nëse nuk dalin të parët në zgjedhje.
Kurti ka thënë se nëse nuk dalin të parët PDK-ja do të jetë në pushtet.
“Nëse nuk dalim të parët, atëherë e ki PDK-në në pushtet, agonia vazhdon. Vetëm fitorja e Vetëvendosjes e garanton që PDK-ja ngelet në opozitë”, ka thënë Kurti./21Media
Video:










