A do të ndërtohen kampe refugjatësh në Maqedoni? E tregon ministri maqedonas

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski ka siguruar se në Maqedoni nuk do të ndërtohen kampe për refugjatë.

Sipas tij këto pretendime nuk duhet të përhapin panik te qytetarët.

“Domethënë, mendoj se kjo temë edhe gjatë zgjedhjeve lokale u keqtrajtua shumë. Unë nuk kamë informacione se në Maqedoni dikush planifikon të ndërtojë dhe edhe njëherë do të them se nuk guxojmë të futim ndonjë psikozë apo panik tek banorët. Unë për punë të tillë as nuk di, ndërsa edhe në atë kohë thash dhe tani do të them se këtu nuk do të ndërtohen kampe”, tha Sugareski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu