A do të startojë Valon Berisha? Përgjigjet Bernard Challandes

Challandes ka dhënë sinjale se Berisha mund ta nisë nga fillimi sfidën e së martës kundër Anglisë. Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Anglinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, raporton Gazeta Express.

Duke folur për ndeshjen me Anglinë, Challandes foli edhe për një ndër lojtarët më të mirë që ka Kosova, Valon Berisha, i cili ka vuajtur nga lëndimet që kur iu bashkua Lazios në vitin 2018.

“A është gati për të startuar Valon Berisha? Po, ai është gati”, u përgjigj Challandes.

“Ai është përgatitur mirë, ndoshta nuk ka qenë gati për dy ndeshje nga 90 minuta, por për aq sa luajti kundër Çekisë tregoi se është i gatshëm dhe mund të jetë kandidatë potencial për të startuar kundër Anglisë”, shtoi Challandes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu