A do të vazhdojë Artan Grubi të jetë zv/kryeministër? Përgjigjet Izet Mexhiti

Kryetari i Degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti pas takimit me kreun e BDI-së Ali Ahmeti në Reçicë të Vogël tha se debati mbi pakënaqësitë në BDI do të kthehet brenda partisë, përcjell TV21.

Mexhiti theksoi se do të vihen në funksion organet e partisë për të gjitha vendimet.

–A do të thotë kjo që keni heq dorë prej kërkesave që i patët?

Izet Mexhiti: Për cilat kërkesa e ke fjalën?

-Dolët me një kumtesë para disa ditëve dhe kishit një nënshkrim për largimin e zv/kryeministrit Artan Grubi.

“Kërkesa ishte që debati të kthehet në parti dhe mirë bëhet se do të kthehet në pari, do të themelohen organet, të funksionojnë organet, pra me organe të bëhen analizat dhe organet të vendosin për politikat e ardhshme dhe në vazhdimësi të shohim për kërkesat tjera”, tha mes tjerash Mexhiti.

A do të thotë kjo që Z.Grubi nuk do të jetë më zv/kryeministër?

“Për atë do të vendosin organet e partisë”, tha shkurt Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu