A do vazhdojë të mbetet Vjosa Osmani në LDK? Flet nënkryetarja

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së derisa të votohet nga qytetarët.

“Derën mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Janë ata që më kanë sjell deri këtu”, tha Osmani.

Thotë se ajo vetëm po e mbron fjalën e dhënë para qytetarëve. “Është e lehtë për njerëzit që ndryshojnë qëndrime të tentojnë ta mbulojnë atë ndryshim duke i sulmuar të tjerët. Në këtë rast e kane gjet sulmin kundër meje, ofendimet, linçimet sepse unë nuk kam banda që më mbrojnë e as nuk e kam keqpërdor asnjëherë pushtetin siç e kanë bërë shumë parti të tjera në mënyrë që atë keqpërdorim në ndërkohë ta shfrytëzojë për të arritur diçka në politikë”, theksoi Osmani.

“Nëse unë jam duke gabuar dëmi do të jetë personal, nëse ata janë duke gabuar dëmi do të jetë për tërë Kosovën”, tha Osmani.

Ajo thotë se LDK është ankuar për të në administratën amerikane dhe në EPP.

“Kemi figura të caktuara që dërgojnë prapa shpinës thika sepse kjo nuk i takon LDK-së sepse nuk mund të bëhet LDK si partitë tjera. Ta zëmë, hic në raport me VV-në që ka qenë në koalicion, në raport me mua si kryetare e Kuvendit, si nënkryetare e LDK0-së, përderisa akoma ishte koalicioni gjallë kishte zyrtarë të LDK-së që i dërgonin letra administratës amerikane, EPP-së për mua, ku thuhej se ajo nuk ka qëndrime për këtë cështje ose atë cështje. Ose së fundi EPP-së i thanë i kemi humbur zgjedhjet shkaku i Vjosa Osmanit”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të bashkuara janë esenciale.

Osmani ka thënë se reciprociteti ndaj Serbisë për herë është përmendur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. “Ideja ishte që të mos hiqej taksa, por ajo të avancohej në reciprocitet”, është shprehur Osmani.

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Vjosa Osmani tha se nuk është problem prezenca e presidentit Hashim Thaçi në ekipin kosovar, por ai nuk mund të marrë udhëheqjen e dialogut pasi që këtë ia pamundëson Kushtetuta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu