A i ka shumica 61 vota për ta votuar Risto Penovin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut?

Fati i ministrit të ri për Vetëqeverisje Lokale por edhe i shumicës parlamentare në duart e deputetëve të cilët shfaqën pakënaqësi në Bdi dhe të një deputeti të LSDM-së. Emri i ri në ekzekutiv pritet të jetë në rend dite, 17 tetorë në kuved, dy ditë më parë përfaqësuesit e Bdi-së duhet të raportojnë punën e bërë nga bashkëpartiakët.

Qeveria më në fund dorëzoi në Kuvend emrin që pritet ta zëvendësoj Goran Milevskin në postin e Ministrit të vetëqeverisjes lokale. Emër i ri në ekzekutiv, por emër mjaft i njohur për opinionin. Risto Penov pritet të jetë ministër i ri, por jo para datës 15 dhjetor.

Seanca për votimin e Penovit pritet të jetë më 17 tetor, e dy ditë më parë, në Reçicë përfaqësuesit e BDI-së në ekzekutiv, do të raportojnë në parti për punën e bërë.

Mbështetja e kësaj garniture qeverisëse varet se a do të dalin të kënaqur nga rezultatet e arritura grupi që po shfaq pakënaqësi tanimë disa javë.

Sipas burimeve të Klan M, përkrahja për Penov ende nuk është e sigurte. Madje, përveç grupit të pakënaqur brenda BDI-së edhe një deputet tjetër i LSDM-së, pritet që mos ta përkrah këtë propozim.

Ditë më parë, vet deputeti Izet Mexhiti tha se do ta përkrahte një interpelancë për Artan Grubin.

”Nuk e kemi shfrytëzu deri tash por këtë mund ta bën edhe opozita shqiptare të merr iniciativë për interpelancë ndaj Artan Grubtit”, deklaroi Izet Mexhiti deputet nga rradhët e BDI-së.

Rezultatin e mbledhjes së paraparë për të shtunën si duket po e pret edhe opozita. Nga Lëvizja Besa paralajmëruan se do të iniciojnë interpelancë, por do të kërkojnë që në iniciativë, të qëndrojë edhe nënshkrimi i Izet Mexhitit.

“Sa i takon sfidës së ofruar publikisht nga deputeti Mexhiti rreth asaj se opozita duhet të iniciojë interpelancë për zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, ne me siguri që jemi duke e shqyrtuar. Presim momentumin ideal për të bërë një hap të tillë, por nuk do të jetë sfida që vetëm z. Mexhiti ta shohim a e mbështet apo nuk e mbështet iniciativën, por do ti ofrojmë që mbas deputeteve të Lëvizjes Besa të nënshkruhet edhe ai edhe deputetet që mendojnë se duhet të shkarkohet Z. Grubi dhe të jetë pjesë e iniciativës dhe votimit final”, deklaroi Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Edhe nga Aleanca për shqiptarët dhe nga VMRO DPMNE paralajmëruan se do të përkrahin votimin e mosbesimin e qeverisë nëse kjo çështje vjen në rend të ditës./KlanMacedonia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu