A ka blerë Irani sistemin rus të raketave S-400? Ja çka thonë burimet zyrtare

Irani nuk ka kërkuar që të blejë sistemin mbrojtës raketor rus S-400, thonë nga Ministria e Jashtme e Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk i kemi bërë një porosi të këtillë Rusisë”, agjencia e lajmeve IRNA citon të ketë thënë Abbas Mousavi, zëdhënës i ministrisë, gjatë konferencës së rregullt javore për media.

Mousavi nuk dha më shumë detaje por theksoi se “ekspertët iranianë kanë shpikur një sistem të cilit nuk i mungon asgjë në krahasim me sistemin raketor S-400”.

Muajin e kaluar, rrjeti Bloomberg tha se Moska ka refuzuar që të bëjë marrëveshje me Teheranin rreth furnizimit me sistemin mbrojtës S-400.

Në raportin e Bloomberg thuhej se refuzimi rus erdhi pas shqetësimeve se “shitja mund të nxiste më shumë tensione në Lindjen e Mesme”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu