Abazi betohet si shef i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit, përcjell Ruskoskën me lule

Abazi betohet si shef i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit, përcjell Ruskoskën me lule

Islam Abazi sot u betua para Këshillit të Prokurorëve në funksionin e tij të ri si shef i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit, përcjell TV21. Ai theksoi se funksionin do ta kryej në mënyrë të ndërgjegjshme.

“Funksionin do ta kryej në mënyrë të ndërgjegjshme, në mënyrë të paanshme dhe me përgjegjësi do të mbroj liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarëve dhe interesat e subjekteve të ndryshme juridike”, tha mes tjerash Abazi gjatë betimit.

Pas betimit, u bë edhe pranim-dorëzimi i funksionit, ku Abazi realizoi takim përshëndetës me ish shefen e këtij institucioni, Villma Ruskoska, të cilës i dhuroi lule.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu