Mali i Zi dhe Shqipëria edhe zyrtarisht kanë hapur një vendkalim të ri të përbashkët kufitare, në Zatrijebačka Cijevna – Grabon.
Në hapje morën pjesë Kryeministrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë, Zdravko Krivokapic dhe Edi Rama, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Herman Spitz dhe Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.
“Ne e lidhëm Podgoricën me Gusinjen dhe Plavën në 90 km dhe 90 minuta me makinë. Një shans i ri për zhvillimin e veriut të Malit të Zi dhe lidhje më të mirë të njerëzve”, shkroi Abazović në Twitter.









