Adem Demaçi nga varri po e trazon lidershipin serb dhe veglat e tij në Shkup

Nga: Muhamer Pajaziti

Riemërtimi i rrugëve me emrat e personaliteteve shqiptare në qytetin e Shkupin tregon diskriminimin e thellë shekullor ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Mijëra rrugë në vendbanimet shqiptare nuk përmbajnë emra të personaliteteve shqiptare që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshmë për Maqedoninë.

Të gjitha rrugët e lagjeve vazhdojnë të mbajnë emra sllav të kohës së komunizmit:“Proleterske Brigade”, “Brigada e dytë maqedonase”, “Lenin”, “Josip Broz Tito”, “Starsho Pinxhur” “Tode Mendoll”, “Boris Kidriç”, “Vasa Pellagiq”, “Nikshiçka”, “JNA”, “Pitu Guli”…

Rrugët me emra partizanësh që kanë gëzuar të gjitha benefitet dhe që sot i gëzojnë pasardhësit e tyre, shqiptarëve u kujtojnë skllavërinë.

Gjithashtu edhe ato banesat me ngjyrë hiri u kujtojnë komunizmin dhe shtypjen që u ka bërë ky sistem.

Në Kumanovë nga 252 rrugë vetëm dy apo tri janë në gjuhën shqipe. Në Shkup, Tetovë, e gjithandej qyteteve shqiptare është e njëjta histori.

Tani kur doli lajmi për 100 emrat e personaliteteve shqiptare në rrugët e Shkupit, u ngjall një shpresë se ky realitet do ndryshoj gjithandej.

Në Shkup erdhi Adem Demaçi dhe shumë personalitete tjera shqiptare.

Paradoksi është se Mandela i Ballkanit edhe i vdekur me veprën e tij, por e tregon realitetin e hidhur shqiptarë në Maqedoni dhe po e shpërfaq urrejten maqedone dhe serbe ndaj kulturës dhe historisë shqiptare.

Fituesi i çmimit Saharov nga varri po e trazon lidershipin serb dhe veglat, instrumentet e tij në Shkup.

Adem Demaci, njeriu që nuk kishte frik as vdekjen për ta mbrojtur të vërtetën dhe lirinë u kishte thënë hapur maqedonasve, që tek shqiptarët gjejnë mikun dhe aleatin që nuk ka asnjë pretendim, ndërsa Serbia është ajo që e quan Maqedoninë, Serbia e Jugut me pretendimin për ta aneksuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu