Ademi i reagon Majkos: Derisa Zaevi është kryeministër, askujt sdo ti mungoj asgjë

Ish ministri i Diasporës nga LSDM, Edmond Ademi i ka reaguar Pandeli Majkos për deklaratën e tij në lidhje me regjistimin e diasporës në vend.

Ademi i ka thënë Majkos, se derisa Zoran Zaevi, lideri i LSDM-së është kryeministër, asnjë qytetari s’do t’i mungojë asgjë pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare.

Nuk jemi viti 1999. Jemi 2021. Shumë gjëra janë ndryshe”, ka shkruar mes të tjerash Ademi.

E lexoj deklaratën e ish-kolegut tim, Ministrit të Diasporës Pandeli Majko ku thekson se nëse numri i shqiptarëve të rregjistruar kalon 20 përqind, fitohet e drejta ligjore e përdorimit të shqipes si gjuhë zyrtare. Kur numri i shqiptarëve kalon mbi 50 përqind, fitohet e drejta ligjore e përdorimit e flamurit kombëtar.

I nderuar ish kolegë, qofshin 5, 20 apo 50 % shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, askush nuk ju merr të drejtën, as për gjuhën e as për flamurin. Mos u mërzit, se sa është Zoran Zaevi Kryeministër asnjërit qytetar pa marë parasysh përkatësinë etnike apo fetare, azgjë sdo i mungoj. Nuk jemi viti 1999. Jemi 2021. Shumë gjëra janë ndryshe”, është shprehur Ademi.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu