Analisti Visar Ademi përmes një përllogaritje ka nxjerrë në përfundim se gjatë një sezoni veror në Pollog për dasma, harxhohen 192 milon euro, shkruan InfoShqip.
Kjo shumë, thotë Ademi tregon se ne nuk jemi të varfër, siç pretendohet, por të varfër, sipas tij, jemi në mendje.
Në vazhdim ua sjellim shrimin e tij të plotë në Facebook:
“Meqë kohët e fundit ka diskutim që Pollogu varfërohet, ja një argument që tregon të kundërtën. Paratë që harxhohen për darsma në Pollog:
1. Sallone për darsma në Gostivar: Total ka 30 ne GV. Nga një banket në ditë janë 30 bankete+30 (syneti, petka, lindja e djalit, mevlude)= 60 evente në nate. 60 *40 evente në sezonë (sezona e verës) = 2.400 ngjarje
2. 2.400 evente në sezonë* 400 të ftuar/dasëm= 960.000 mysafirë.
3. 960.000 mysafirë *15 Euro/ushqimi= 14.400.000 Euro. Muzika= 2.400 dasma *3.000 Euro / dasem= 7.200.000 Euro. Totali: 21.600.000 Euro
4. Flori dhe stoli: 2.400 dasma * 20.000 (mesatarja per dasem)= 48.000.000 Euro
5. Tesha (fustane/ smoking)= 2.400*1.000 Euro= 2.400.000 Euro
6. Të tjera (zbukurime, frizura)= 2.400* 2.000 Euro= 4.800.000 Euro
Totali i harxhimeve per dasma ne Gostivar= 76.800.000 Euro
Nëse e shumzojmë me 1.5 herë (për shkak të madhësise) për Tetovë dhe rethinë = 115.200.000
Totali për Pollog 192.000.000 Euro
E di që është shumë më tepër por ky është kalkulacion i thjeshtë pa mos i marë parasysh shpenzimet tjera indirekte (bakshishe, dreka, darka).
Dhe pastaj thonë se ne jemi të varfër, fatkeqësisht, jemi të varfër në tru dhe jo financiarisht.” – Përfundoi analisti Ademi në statusin e tij në Facebook./InfoShqip.com











Shka Po te intereson ty o klloshar kush sa hargjon
Un kam pare bej darsem kush nuk ka mos te ben