Aeroporti i Frankfurtit evakuohet për arsye sigurie

epaselect epa05516430 Thousands of people stream out of Terminal 1 after the evacuation announcement at the Frankfurt airport in Frankfurt on the Main, Germany, 31 August 2016. In the early hours of 31 August, parts of Terminal 1 had to be evacuated because a person had reached the security area of the airport without usual security checks, according to airport operator Fraport. EPA/BORIS ROESSLER

Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani është evakuuar paraditen e së mërkurës për shkak të një alarmi për bombë, njoftuan mediat gjermane. Sipas tyre një pasagjer është pikasur me një pajisje shpërthyese, teksa përpiqej të kalonte kontrollet e sigurisë.

Një pjesë e konsiderueshme e “Terminalit 1” në këtë aeroport është boshatisur nga udhëtarët, teksa operatori që shërben në të njoftoi se një pasagjer kishte kaluar nga ana e pistës pa përfunduar totalisht kontrollin e sigurisë.

“Policia federale ka boshatisur zonat “Piers A dhe A+”, ndërsa pasagjerët do t’u nënshtrohen sërish kontrolleve”, tha “Fraport” për “Reuters”. Një zëdhënëse e këtij operatori shtoi se shkelja e kontrolleve të sigurisë mund të sjellë si pasojë edhe shtyrje të disa fluturimeve nga ky terminal, që përdoret më së shumti nga linja ajrore “Lufthansa”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu