Mega aeroporti i ri i Stambollit ka pranuar 5.2 milionë udhëtarë gjatë muajit maj, që është një rritje me 10.5 për qind krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i fluturimeve është rritur me 21 për qind krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa totali i udhëtarëve në pesë muajt e parë të vitit 2019 ka qenë rreth 10 milionë.
Nga totali, rreth 75 për qind e udhëtarëve ose mbi 7.4 milionë kanë udhëtuar në destinacione ndërkombëtare, ndërsa trafiku vendor regjistroi afro 2.5 milionë udhëtarë në të njëjtën periudhë.
Faza e parë e mega aeroportit të ri të Stambollit, zyrtarisht u hap në vjeshtën e kaluar, duke marrë më 6 prill kontrollin e trafikut ajror nga aeroporti më i vjetër në Turqi, aeroporti Ataturk.
Me një kapacitet të plotë prej 200 milionë udhëtarësh në vit, por pasi të përfundojnë të gjitha fazat me gjashtë pista deri në vitin 2028, aeroporti i Stambollit do të bëhet një tranzit global i cili do të mirëpresë mbi 100 kompani ajrore me fluturime në mbi 300 destinacione anembanë botës.
Më parë aeroporti Ataturk ishte më i frekuentuari në vend me 115.435 avionë të shërbyer të cilët kanë bartur 16 milionë udhëtarë.









