Afrim Gashi flet sërish për bashkëpunimin e opozitës

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi deklaroi për emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M se pavarësisht përbërjes së koalicionit, subjekti i tyre është i interesuar për opsion fitues dhe se dora e tij e tij është e shtrirë për të gjitha subjektet që synojnë rrëzimin e BDI-së.

”Unë mendoj se kemi kapacitet për koalicion. Ka shumë parakushte që shkojnë në favor të këtij kapaciteti. Unë kam shtrirë dorën e bashkëpunimit moti, nga ana tjetër ka sinjale pozitive dhe jam shumë optimist se do të ndodhë. Unë jam i mendimit të krijojmë opsion fitues. Pavarësisht se kush do të jetë në atë koalicion? Po, unë jam i mendimit që të kemi koalicion fitues”, theksoi Gashi.

Sipas tij, në rast dështimi për koalicion, përgjegjësia për thellimin e dëshpërimit të qytetarëve do të t’i takojë të gjitha subjekteve.

“Më 12 prill nëse nuk ndodh ndryshimi unë jam i bindur se edhe ajo pak shpresë që ka mbetur do të shuhet dhe shumë e më tepër qytetarë do ta braktisin vendin. Andaj fillimisht e ndjej si detyrim personal dhe partiak por edhe për qytetarët që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, nënvizoi kreu i partisë Alternativa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu