Aguero: Messi nuk duhet ta fitojë Topin e Artë

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, nuk pajtohet me mendimin e shumicës, se bashkatdhetari i tij Lionel Messi duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit, duke këmbëngulur se trofeu më i çmueshëm individual duhet të shkojë te një futbollist fitues i Ligës së Kampionëve.

Vitin e kaluar, Ronaldo dhe Messi dështuan ta fitojnë Topin e Artë për herë të parë pas nje dekade, pasi ai i shkoi fituesit të Ligës së Kampionëve me Real Madridin atë sezon dhe finalistit të Kupës së Botës me Kroacinë, Luka Modricit, transmeton Gazeta Express.

Sipas argjentinasit, është një kusht i qartë i cili duhet ta përcaktojë fituesin e Topit të Artë, trofeu i Ligës së Kampionëve.

Messi shihet si favorit i fortë për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë për shkak të statistikave tejet mbresëlënëse individuale. 31-vjeçari dhe Barcelona e tij u eliminuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe ky mund të jetë një minus i madh në tentimin e tij për ta fituar Topin e Artë.

Megjithatë, Messi e ka fituar përsëri La Ligën, është në finale të Kupës së Mbretit dhe praktikisht është fitues i Këpucës së Artë në tri fronte, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Evropë.

“Mendoj se fituesi i Topit të Artë duhet të jetë në finale të Ligës së Kampionëve”, tha Aguero.

Sipas mendimit të Agueros, Topin e Artë duhet ta fitojë njëri prej futbollistëve të Liverpoolit apo Tottenhamit, finalistëve të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here