Ahmeti: Apelova të bëhen gjithë bashkë kundër BDI-së që të mos copëtohet vota shqiptare

​​Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sonte ka zbarkuar me ekipin e tij në fshatin Matejç të komunës së Likovës ku nga afër ka bashkëbiseduar me banorët e kësaj zone.

Në fjalimin e tij para banorëve të zonës, Ahmeti tha:

Të mos jemi serhixhi por të marim përsipër të menaxhojmë dhe kontribojmë rrugëdaljen që kjo krizë të kanalizohen dhe në fund të arrihet drejtë qëllimeve dhe synimeve që janë në dobi për ne dhe për gjithë ata që na përkrahin, BDI gjithmonë ka qenë në kërkim të alternativave për daljen nga kriza, BDI anëtarësia e saj rinia e saj, nuk kanë elegji të vazalëve të njerëzve të dalur nga sakricat e kanë origjinën nga njerëzit e përpjekjeve historike, i bëmë gjitha përpjekjet që vendi mos të destabilizohet në konflikt qytetarë dhe si të ndizet zjarri nuk dihet kush përvëlohet e ne nuk lejuam as ¡akë e as zjarr për qytetarët tanë që të jetojmë sigurtë në një shtet, ne jemi ata që dimë të hartojmë politika dhe dimë të ndërtojmë strategji, përfundimisht u mbyll me sukses për një vit kjo situatë për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor të këtij viti, ka thënë kështu në llim të fjalimit të tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Lidhur me shpërndarjen e votës shqiptare dhe formimin e disa partive politike, Ahmeti tha se ka apeluar që të bashkohen kundër BDI-së vetëm që mos të përçahet vota shqiptare./InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu