Ahmeti: BDI do ta vazhdojë dialogun me deputetët për zbatim të plotë të marrëveshjes së Prespës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takim me Ambasadorin e Spanjës, Emilio Lorenzo Serra tha se “BDI-ja do ta përkrahë dialogun me deputetët dhe me partitë parlamentare me qëllim të rritjes së përkrahjes në muajt e ardhshëm”.

“Ahmeti dhe ambasadori Serra biseduan për zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimet kushtetuese, si dhe për situatën në rajon. Kryetari Ahmeti theksoi pritjet e tij në lidhje me mbështetjen në Kuvend për procesin e integrimit të vendit të rritet për mbarim të suksesshëm të procesit. BDI-ja do të vazhdojë dialogun me deputetët dhe partitë parlamentare me qëllim të rritjes së mbështetjes muajve të ardhshëm”, kumtojnë nga BDI.

Ambasadori Serra theksoi përkrahjen e Spanjës për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Në takim është diskutuar edhe për situatën në rajon dhe për rrethanat gjeopolitike dhe gjeostrategjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu